FTESË
PËR PJESËMARRJE NË SESIONIN E PESTË TË FORUMIT
Të nderuar,
Është nder i veçantë t’ju ftojmë të merrni pjesë në sesionin e
pestë vijues të forumit i cili do të mbahet me datë 9 Qershor 2026
me fillim në ora 10:30 në sallën e komunës - Komuna e Tearcës.
Forumi i projektit në komunën e Tearcës organizohet në kuadër
të projektit “Fuqizimi i Këshillave komunal - Faza 2”, i cili
financohet nga Qeveria е Zvicrës dhe nga Ministria e
vetëqeverisjes lokale, ndërsa bashkëfinancohet dhe zbatohet nga
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në
bashkëpunim me partnerë kombëtarë dhe lokal.
Me respekt,
Komuna e Tearcës
Kryetar
Daut Memishi
Posted on April 17, 2026