Rruga 102 në Tearcë drejt realizimit: Kryetari Daut Memishi dhe kompania zbatuese kryejnë inspektimin fillestar

Sot, kryetari Daut Memishi së bashku me përfaqësues të kompanisë që shumë shpejt pritet të nisë punimet, kanë realizuar inspektim në terren në rrugën 102 në fshatin Tearcë. Kjo rrugë fillon nga udhëkryqi pranë Komunës dhe shtrihet deri tek ura në “Lumbardh”, e cila lidh Tearcën me Përshefcën. Rruga ka gjatësi prej 946 metrash dhe gjerësi prej 5 metrash. Ky projekt është i financuar nga Banka Botërore dhe menaxhohet nga Ministria e Transportit. Aktualisht po finalizojmë procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm, në mënyrë që punimet të mund të nisin sa më shpejt. Gjatë inspektimit u konstatua se në periudhat e kaluara nuk janë realizuar daljet nga gypi kryesor i kanalizimit dhe ujësjellësit, të cilat janë të domosdoshme për kyçjen e amvisërive dhe bizneseve përgjatë kësaj rruge. Këto çështje do të adresohen si pjesë e procesit, me qëllim që investimi të realizohet me standarde të plota dhe në shërbim të banorëve tanë.

Copyright © 2021 - Komuna e Tearces · All Rights Reserved