Fuqizimi i Këshillave komunal - Faza 2 |
|
Më datë 25.11.2024 (e hënë) në objektin e shkollës fillore komunale "Kiril Pejçinoviq"-Tearcë,
në Komunën e Tearcës u mbajt sesioni i parë i Forumit në kuadër të projektit "Fuqizimi i Këshillave komunal - Faza 2".
Në kuadër të sesionit të parë të Forumit morën pjesë qytetarë nga sfera të ndryshme të Komunës së Tearcës të
cilët zgjodhën njërën nga temat e ofruara për t'u punuar në sesionet e forumit në vijim, ku do të dalin projekt-ide/koncepte
për projekt propozime. Me pjesëmarrjen e tyre aktive në këtë sesion, ata diskutuan për problemet aktuale me të cilat ballafaqohen
dhe ofruan zgjidhje për to.
Pas fjalës përshëndetëse të Kryetarit të Këshillit të Komunës së Tearcës z. Besnik Osmani, i cili premtoi
se do të mbështesë të gjithë procesin e forumit, u bë prezantimi i temave të forumit, pas së cilës banorët vendosën për një temë
prioritare dhe fushë nga e cila do të përcaktohet projekti që do të realizohet në fushën “Arsimi, Rinia dhe Sporti”.
Forumi realizohet në kuadër të Programit "Fuqizimi i Këshillave komunal - Faza 2" financuar nga Qeveria Zvicerane dhe
Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, dhe bashkëfinancuar dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)
në bashkëpunim me partnerë nacional dhe lokal.
Janë planifikuar gjithsej pesë sesione forumi, e fundit prej të cilave do të jetë pas realizimit të projektit, ku do të
përmblidhen rezultatet e gjithë procesit të forumit.
Qytetarët do të njoftohen për seancën e radhës të forumit.
Shpresojmë në një bashkëpunim të suksesshëm me qytetarët deri në përfundimin e të gjitha sesioneve të planifikuara dhe
zgjedhjen e një projekti/ve që do të jenë në dobi të të gjithë atyre që jetojnë në territorin e Komunës së Tearcës.
 |
 |
 |
Posted on November 29, 2024